Fundamenti

Rimbursimi, joatraktiv

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ngecja e fiskalizimit të bizneseve në Kosovë ka shtyrë autoritetet kompetente që të gjejnë mënyrë për përfundimin e këtij procesi, i cili ka filluar që disa vite.

Ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti, tashmë ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ Nr. 01 – 2015, i cili ka sjellë forma stimulimi për mbështetjen e procesit të fiskalizimit. Me këtë UA janë motivuar konsumatorët që pas çdo blerjeje të marrin kuponin fiskal, pasi në këtë mënyrë do t’ju kthehet një shumë e Tatimit Mbi Vlerën e Shtuar.

Eco Higjiena

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) është tatimi që paguhet për mallra dhe shërbime. Norma e këtij tatimi në Kosovë është fikse prej 16 për qind për të gjitha mallrat pa marrë parasysh origjinën e tyre, si dhe zero për qind për mallrat, të cilat i dedikohen eksportit. Për blerjet prej 250 deri në 500 euro konsumatorit do t’i kthehen nga 10 euro prej TVSH-së që ka paguar.

Për blerjet prej 501 deri në 800 euro do t’i kthehen nga 15 euro dhe për blerjet mbi 800 euro do t’i kthehen nga 20 euro. Ndryshe, ekspertë për çështje ekonomike dhe përfaqësues të bizneseve e konsiderojnë ide të mirë, praktikë kjo që zbatohet edhe në shtetet evropiane e që ka treguar sukses./zeri/