Fundamenti

Qeveria dhe gjykatat institucionet me më shumë korrupsion

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryetari i Agjencisë Kundër Korrupsion Hasan Preteni tha para Komisionit për Legjislacion se vazhdon të ketë ngecje në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë pavarësisht se ata i kanë rritur kallëzimet penale.

Preteni tha se AKK-ja e bënë punën e vet por janë hallkat tjera ato që nuk po e kryejnë punën e tyre pasi nuk ka asnjë zyrtarë të lartë që është gjykuar dhe dënuar.

Mobi Casa

Kreu i AKK-së tha se janë katër institucione që janë më të korruptuarat si Qeveria, Pushteti Lokal, Gjykatat dhe ndërmarrjet publike. Por Preteni nuk ka mundur të tregoj se cila prej tyre prinë për korrupsion.

Ndërsa deputetët vlerësuan raportin një vjeçar të punës së AKK-së por theksuan se korrupsioni ende nuk është duke u luftuar në masën e duhur.