Eko Higjiena

Bajrami: Do të luftoj kundër çdo mafie kriminale dhe asaj të naftës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykemete Bajrami, ka shprehur gadishmërinë që ta vazhdojë luftën kundër evazionit fiskal. Ajo ka thënë se asnjë pikë e derivateve të naftës nuk do të mbetet pa u licencuar.

Bajrami ka shkruar në Facebook se do të bëjë ligje dhe do ta luftojë çdo të keqe dhe çdo kënd që është në kundërshtim me ligjin.

Ky është postimi i saj i plotë:

ARKATANA

Interesante shkrimi ne Kosova Sot, aq me teper kur oligarket luftojne ne mes vete dhe perdorin emrin tim si instrument. Ju garantoj se Hykmete Bajrami ka guxim me shume nga ç’mund te imagjinoni ju, te luftoj krimin e korrupcionin brenda kompetencave dhe mandatit, te bej ligje, e rregulla kunder çdo mafie kriminale dhe asaj te naftes. Para 2 muajve 43% e pikave te karburanteve kane qene pa license, kemi mbylle dhjetra pika, vazhdojme te mbyllim te tjera brenda nje kohe te shkurter nuk do te kete asnje pike te pa licensuar ne tere territorin e vendit-per here te pare.

Po eshte e vertete Kryeminstri Isa Mustafa dhe LDK-ja me ka vene ne krye te MTI-se por per te qene ne sherbim te popullit, zhvillimit ekonomik dhe askujt tjeter.

E pandershme nese prisni qe une te bej per kater muaj ate qe tete ministra nuk e kane bere per 15 vitet e shkuara, shihni sa po punohet, prisni edhe pak dhe e shihni se ne sherbim te kujt jam…po punohet shume ne MTI qe tregu i naftes te rregullohet dhe jo vetem ky treg, po kthehet besimi i qytetareve, bizneseve te huaja e vendore ne MTI.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.