UBT

Pezullohet drejtori i Agjencisë së Akreditimit, emërohen dy anëtarë të rinj të Bordit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka nxjerrë brenda një kohe të shkurtër dy vendime në lidhje me Agjencinë e Kosovës për Akreditim, shkruan sot Koha Ditore.

Me njërin prej tyre, ai ka pezulluar nga puna Basri Mujën, drejtor i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, pasi ai u akuzua për vepër penale- keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Ndërsa me të dytin, ministri ka emëruar dy profesorë të Universitetit të Prishtinës, Qëndrim Gashi dhe Blerim Rexha, si anëtarë të rinj në Bordin e kësaj agjencie, ka bërë të ditur për “Kohën Ditore” Kushtrim Shkodra, këshilltar politik dhe shef i kabinetit të ministri Bajrami.

Uji Dea

Shkodra ka thënë për gazetën se këtë vendim për pezullimin nga puna të Mujës, ministri Bajrami e ka marrë duke u bazuar në faktin që drejtori i AKA-së ka mbajtur edhe arrest shtëpiak, dhe është i akuzuar për vepër penale.

Në vendimin për shkarkimin e tij, të cilin e ka gazeta, thuhet se “ai pezullohet përkohësisht nga puna, deri në përfundimin e procedurës gjyqësore ndaj tij”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.