Të hënën, arsimi në grevë
Procesi mësimor në shkollat e Kosovës do të ndërpritet që nga e hëna. Kështu ka vendosur Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) e cila ka shpallur grevën në të gjitha nivelet e arsimit.
Kjo sindikatë ka thënë se greva do të vazhdojë derisa Qeveria e Kosovës t’i plotësojë kërkesat e sindikatave, në të kundërtën rreth 29 mijë punëtorë arsimorë do të vazhdojnë grevën.
Krerët e SBASHK-ut mbajtjen e grevës e kanë arsyetuar pas mosefektit që kanë pasur në dialog me Qeverinë, nga i cili edhe ka dalë dhe oferta se në mars do të fillohet me vënien në jetë të 0,5 për qind, për çdo vit shërbimi, në komuna do të angazhohen për zgjidhjen e çështjes së kompensimit prej 70 për qind për biletat e udhëtimit, dhe se do të zgjidhej nga pushtetet lokale çështja e tri pagave për mësimdhënësit e pensionuar, kurse me rishikimin e buxhetit do të gjendej zgjidhje edhe për shujtën.
Bazuar në këtë premtim mësimdhënësit, sipas Jasharajt e pezulluan grevën./zeri/


