United Hospital

Këtë javë testit PISA i nënshtrohen 225 shkolla

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Të mërkurën nis mbajtja e testit më të madh ndërkombëtar –PISA për vlerësimin e njohurive të nxënësve kosovarë. Do të mbahet në tri ditët vijuese të javës: të mërkurën, të enjten dhe të premten.

Gjithsej, në Kosovë, në këtë test do të hyjnë 5 mijë e 300 nxënës të moshës 15-vjeçare, nga 225 shkolla, të cilat janë zgjedhur në mënyrë të rastësishme, shkruan “Koha Ditore”.

Mustafë Kadriu, koordinator i Ministrisë së Arsimit për testin PISA, ka thënë se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e këtij testi, dhe se vlera e tij do t’i kushtojë buxhetit afro 40 mijë euro.

FIDANISHTJA

“Me këto mjete do të paguhen shpenzimet e organizimit të testit, ku bëjnë pjesë 28 koordinatorë komunalë, 225 koordinatorë të shkollave (çdo shkollë ku mbahen testet ka nga një koordinator), si dhe 75 administrues testesh”, ka thënë Mustafa.

Ai ka shtuar se testit do t’i nënshtrohen 27 shkolla të mesme dhe fillore të Prishtinës, ndërsa shumica e shkollave në gjithë vendin janë të arsimit të mesëm të lartë, ku ka më shumë 15-vjeçar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.