Ka vdekur nobelisti Günter Grass
Pak orë më parë ka vdekur, në Lubecca, në moshën 87 vjeçare, shkrimtari dhe dramaturgu gjerman Günter Grass.
Pak orë më parë ka vdekur, në Lubecca, në moshën 87 vjeçare, shkrimtari dhe dramaturgu gjerman Günter Grass. E kishte fituar Nobelin për letërsi më 1999. Lajmin e ka bërë të ditur shtëpia botuese Steidl.
I lindur më 1927, në Danzica, ai ishte njëri prej përfaqësuesve të Grupit ’47, lëvizje që kontribuoi në rilindjen e Gjermanisë pas epokës së errët të nazizmit.
Ishte i njohur sidomos për romanin ‘Daullja e llamarintë’.


