Fundamenti

Stop kërcënimeve mediale!

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nga Arsim Haziri – Tek ne në Kosovë për fat të keq është krijuar pothuajse një kulturë e parëndësishme kërcënimi, adresuar njerëzve të profesioneve të ndryshme që në realitet përbën defunksionalizëm qytetarë e shtetëror, e kjo më se keqi po iu drejtohet drejtë rrjeteve të ndryshme gazetareske, si një shtyllë qendrore e shoqërisë sonë.

Prej pasluftës e këndej, në Kosovë ky fenomen i shqetësuar më shumë ka kapur gazetarë të ndryshëm, ku vazhdimisht ata kanë qenë pre e kërcënimeve, shantazheve dhe frikësimeve nga më të ndryshmet të cilat në disa raste kanë përfunduar me jetë, të cilat pa asnjë hap janë bërë nga njerëz të lidhur ngushtësisht me politikën e degjeneruar dhe mënyrën se si ajo funksionon. Pra përmes metodave më barbare që nuk i bëjnë nder askujt në veçanti shoqërisë sonë kosovare.

Rasti më i fundit që përbën një gjë të tillë, është ai i publicistit, gazetarit të respektuar Astrit Gashi i cili vetëm përse ka bërë një punë të shkëlqyeshme për të cilën ka për detyrë dhe është i thirrur ta bëjë nga institucioni ku punon, kishte marrë mesazhe kërcënimi në vija të trasha për më keq kjo ka rrjedhur nga një zyrtar i lartë shtetëror, siç është Shefi i Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës.

ARKATANA

Prandaj institucionet tona sado të brishta e mosbesuese që janë, duhet medoemos të distancohen prej këtij akti të rëndë dhe njëkohësisht të penalizohet ligjërisht. Mediave të Kosovës patjetër se duhet t’u krijohet më shumë hapësirë dhe kohë që ata të punojnë në vazhdimësi pa ndjenjën e frikës dhe kërcënimit. Mediat e Kosovës e duan lirinë e hapur të fjalës dhe shfaqjes së profesionalizmit dhe të mos kërcënohen siç është Astrit Gashi e shumë të tjerë.

Prandaj me luftimin e kësaj dukurie negative mund të mendohet të kemi shoqëri për të cilën gjithsecili prej nesh dëshiron ta ketë, kuptohet shoqëri pozitivisht të krijuar, kjo fatbardhësisht bëhet nga njerëz të cilët duan që liria e mediave të shprehet lirshëm siç bënë z.Gashi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.