ARKATANA

Shqiptarët në Mal të Zi: Edhe ne jemi komb!

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Nga Gëzim Mekuli – Ne shqiptarët autoktonë, që jetojmë e që jemi të kontrolluar e të administruar nga shteti sllav, “njëetnik”, Mali i Zi, do të duhej të organizohemi, të ulemi e të ndërtojmë platformën e pavarësisë politike, kulturore e ekonomike nga ky shtet jo-demokratik dhe nga ky shtet-shkelës i të drejtave kombëtare të shqiptarëve.

Trevat historike të Plavës dhe Gucise, Tivarit, Tuzit dhe të Ulqinit, të shpallen publikisht dhe zyrtarisht si “Republika e shqiptarëve në Mal të Zi”; Republikë apo bashkësi që do të kishte elemente shtetformuese në Mal të Zi. Shqiptarët janë hiq më pak se 13 për qind në këtë shtet “njëetnik” e kundërshqiptar!

Shqiptarët nga trevat historike e etnike të kenë po të njëjta të drejta që kanë serbët ardhacakë në Kosovën “shumetnike”, e të banuar me 95% shqiptarë historik!

Mobi Casa

Kjo lëvizje politike e kulturore nuk do të ndodhë e nuk do të jetësohet nga të shiturit, karrieristët dhe të korruptuarit e Gjukanoviqit!

Le të fillojmë që sot me detyrën fisnike që po na pret!

Edhe ne jemi komb!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.