FIDANISHTJA

Jeta e “gabelëve” mes Shqipërisë e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sloganit “Kosovës po i …. ditë …..” i janë mbuluar fjalët “vijnë” dhe “të mira” në barakën me shtylla druri dhe najlon. Motoja e plastifikuar, që në zgjedhjet lokale të nëntorit 2013 nuk ua mbushi mendjen pejanëve t’ia vazhdonin AAK-së mandatin edhe për katër vjet, është përdorur prej romëve nomadë në zonën industriale për të improvizuar baraka.

Banorët thonë se nuk u kanë kryer punë batanijet e tendat e hedhura sipër njëra-tjetrës gjatë reshjeve të shiut dhe shkrirjes së dëborës. Veten preferojnë ta quajnë “gabelë”, dhe bëjnë jetë cergatarësh të ardhur në Pejë nga Shqipëria, ku kthehen në sezonin e verës.

ARKATANA

“Vallahi nuk e pret shiun. Një natë me burrin i kemi marrë fëmijët dhe kemi dalë në breg”, rrëfen Saide Aliu, 26 vjeçe, para barakës së saj.

“Cullak na mbetën fëmijët. Uji ishte deri këtu”, thekson Aliu, duke treguar me dorën e djathtë nivelin e ujit që vërshoi kampin me mbi tridhjetë baraka. Nëna e pesë fëmijëve, që së shpejti do të sjellë në jetë fëmijën e gjashtë, shpeshherë gjatë rrëfimit përdor fjalën “katastrofë” teksa e përshkruan gjendjen në të cilën jeton familja shtatanëtarëshe… /Koha Ditore/