United Hospital

Ministri i Jashtëm malazez: Demarkacioni është problem i brendshëm i Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviç gjatë vizitës në Tiranë ka deklaruar se vendi i tij ka marrëdhënie të mira me Kosovën.

Në lidhje me demarkacionin ai ka deklaruar se kjo çështje nuk përbën problem për Malin e Zi, është një problem i brendshëm i Kosovës.

Mali i Zi nuk ka asnjë problem në lidhje me çështjen e demarkacionit me Kosovën. Kështu ka dekalruar në Tiranë në vizitën e tij zyrtare ministri i Jashtëm malazez Sërgjan Darmanoviç gjatë një Konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati.

United Hospital

“Mali i Zi ka marrëdhënie shumë të mira me Kosovën. Çështja e demarkacionit nuk përbën një problem për ne. Kjo çështje i takon forcave politike në Kosovë që ta zgjidhin. Është problem i brendshëm i tyre”, tha ai.

Në pyetjen se çfarë hapash ka ndërmarrë Tirana zyrtare në lidhje me ndalimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj nga policia franceze, ministri Bushati tha se janë në kontakte të vazhdueshme me autoritetet në Prishtinë dhe me ato franceze dhe të Bashkimit Europian.

Gjatë kësaj vizite të kryediplomatit malazez në Tiranë u fol edhe për krijimin e komunës së Tuzit dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.