Uji Dea

Në 16 – vjetorin e thyerjes së kufirit shqiptaro – shqiptarë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Oj, Kosovë, sa shumë luftove – Shumë e trimat na i dhurove ! Shumë e trimat e lavdisë, Që iu banë kurorë LIRISË ! Çka ka thanë Agim “Katana” – Moj Serbi, sa mirë ta bana ! T’ theva dhambët, t’ theva turrin, T’ dogja tanket dhe flamurin !…

1. Agim Ramadani – Katana
Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

I.
Ndjeu Evropa , u dridh Ballkani
Nga dragoit e shqiptarisë !
Është tërmet , a është vullkani
Që çanë bjeshkët për mjedis ?!
S’ është tërmeti , as vullkani –
Është Ushtria Çlirimtare !
I prinë Agim Ramadani –
Thyejnë kufijtë n’ trojet shqiptare !
Agim Ramadani –
Gjoksin titanik !
Me fuqi luani –
Doli ai kreshnik !
Agim Ramadani –
Lufton si rrufe !
Strateg ndër beteja –
Diell për Atdhe !

II.
Vijnë djemuria gjithëkombëtare ,
Ngjiten kreshtave të Pashtrikut ,
Kundër forcave barbare –
Dhëmbë për dhëmbë kundër armikut !
Epopeja legjendare –
Thua se u ngjall ai Skënderbeu !…
Më 9 Prill n’ fshatin Koshare
Përgjithmonë kufijtë i theu !
Krenohu moj Zhegër ,
Le t’ këndojë Gjilani ,
Kolosin me emër –
Agim Ramadani !
Simbol i trimërisë ,
Piktor e poet ,
Ra n’ altar t’ lirisë –
Legjendë e gjallë mbet !
Agim Ramadani ,
O, Agim Katana –
Lum që t’ pat vatani ,
Lum që t’ rriti NANA !

UBT

***** Demir Krasniqi : “SHTOJZOVALLET E GOLLAKUT” – Prishtinë , 2005 – faqe 359.

2. Çka ka thanë Agim Katana ?

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi
I.
Oj, Kosovë, sa shumë luftove –
Shumë e trimat na i dhurove !
Shumë e trimat e lavdisë ,
Që iu banë kurorë LIRISË !
Çka ka thanë Agim “Katana” –
Moj Serbi , sa mirë ta bana !
T’ theva dhambët , t’ theva turrin ,
T’ dogja tanket dhe flamurin !…
II.
Epopeja legjendare
E Ushtrisë sonë Çlirimtare ,
U gjakos atje n’ Koshare –
Ku armiku doli fare !…
Çka ka thanë Agim “Katana” –
Moj Serbi , sa mirë ta bana !
T’ theva kokën dhe turirin ,
T’ theva murin dhe kufirin !…
III.
Ku pikoi gjaku i Agimit –
Mbiu lulja e BASHKIMIT !
Mbiu lulja dreniçare –
Rritet lirë n’ tokat shqiptare !
Çka ka thanë Agim “Katana” –
Moj Serbi , sa mirë ta bana !
T’ shkula rrënjët , t’ shkula gurin ,
Përgjithmonë ta shkula trurin !…
***** Demir Krasniqi : “KUSHTRIM LIRIE” – Gjilan, 2005 – faqe 110./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.