ARKATANA

Kënga jonë nëpër kohë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Rri n’kujtime deri vonë – Në rrugëtim me këngën tonë !…
Gjatë tanë jetës kemi rrugëtua – Shumë ndryshime kem përjetua ! Qysh si fëmijë dhe si i ri – Këndonin këngë shumë bari ! Shumë bari edhe baresha, Që janë rritë atje kah bjeshka …

N’ dasma e n’ gëzime për shtatë qejfe –
Këndonin vajzat këngë me defe !
N’ dasma e ndeja në mes nesh –
Këndonin burrat me gisht n’ vesh !
Kujtoj fshatrat kah Malësia –
Për herë t’ parë kur erdh radia !…
Transistorin me bateri –
E dëgjonin pleq e t’ ri !
Këndonin çika , këndonin bija –
Hajde motra dalim te hija !
Hajde t’ shkojmë te Miradija –
Ta dëgjojmë si këndon radija !

Leni kosat , leni t’ prashitmet –
Hajde dalim dëgjojmë “Urimet”!…
Dëgjojmë “Urimet dhe përshëndetjet” –
Shtohen gëzimet dhe buzëqeshjet !
Leni draprit , leni t’ korrnit –
Hajde dalim n’ hije t’ oborrit ,
T’ ia lëshojmë zërin transistorit ,
T’ i dëgjojmë këngët e folklorit !…
Prej Gollakut nga Kamenica –
T’i dëgjojmë qysh këndojnë Drenica !
Hajde t’ shkojmë n’ odën burrnore –
Ta dëgjojmë “Mbrëmjen gazmore”!

N’ çdo gazmend nëpër Malësi ,
Mblidheshin burrat shpi për shpi –
Thirreni n’ dasmë bacën Hamdi ,
Se na vjen bashkë me radi !
Kujtoj kohërat n’ shtëpitë tona ,
Kur na dolën gramafonat –
Ditë e natë dëgjonim pllaka ,
Fëmijë e t’ ri me pleq e plaka !…
S’ bëhej dasmë në rrethin tonë –
Pa e thirrë bacën Namon ,
Se ai vjen me gramafon ,
Lloj- lloj këngësh n’ dasmë na lëshon !

N’ shtëpi t’ mallrave dita e nata –
Pritshin njerëzit n’ radhë të gjata ,
Gramafonit me i ble pllaka ,
N’ këngë e valle me i dalë flaka !…
Dolën n’ treg magnetofona –
Këngë e gëzim në shtëpitë tona !
N’ celuloid ishte shiriti –
T’ incizojmë çka na do shpirti !

FIDANISHTJA

N’ krejt Malësinë zunë po kërkojnë –
Thirreni n’ dasmë bacën Rrahmon ,
Se ai ka magnetofon ,
Krejt Malësinë n’ këngë peshë na e qon !
Pritnin njerëzit radhë e radhë ,
Në shitore e n’ treg të madh –
T’ blejnë kaseta me këngëtarë ,
Gjithë kah ka rapsodë shqiptarë !
Kur na dolën televizorët –
Gëzim të madh kishin malësorët !
Hajde shkojmë t’ rrimë te Hajdarët –
T’i shikojmë si këndojnë këngëtarët !

Ndërruan kohërat si pranverat –
Nëpër treg dolën kamerat !
Dasma , gëzime , ahengje t’ veta –
I xhirojnë n’ video kaseta !
Por meraku prapë nuk hiqet –
Në treg dolën kompakt disqet !
N’ daç valltarë e n’ daç këngëtarë –
Anë e mbanë truallit shqiptarë !
Këndonin djemtë , këndonin çikat ,
Për vetura dolën çipat !

N’ daç n’ veturë, n’ daç n’ internet –
Mijëra këngë i shtinë në xhep !
N’ celularë “Viber” , “Ajfon” –
Me krejt botën komunikon !
Del shëtitësh cep me cep –
Sot muzikën e ke në xhep !

Gjilan, më 28.03.2015 . Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.