UBT

Çfarë patriotizmi po kultivojmë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Nga Lumir Abdixhiku – E sa për t’ua bërë të qartë artistëve të Shqipërisë që si supermenë me flamur rreth qafe na dalin me flamur gjithandej (e kemi bërë dhe këtë njëzet vjet më parë këndej), Kosova nuk fillon tek ura e Ibrit, s’ka për të filluar asnjëherë. Nëse nacionalizmi komercial juaji – ai që promovon Shqipërinë e Madhe, por nis qyqarisht nga Ibri, nja 37 kilometra larg nga ku i themi këndej kufi e shtet – sheh Kosovën ashtu, na bëni një nder, mos na përmendni fare. Na mjaftojnë për gajle të tjerët përtej urës që shohin Kosovën siç dhe e shihni ju.

-1-

FIDANISHTJA

Në fillim të këtij shkrimi dua t’i bëj të qarta tri premisa. Jo për të akomoduar shkumaxhinjtë e llafexhinjtë e turbo-folk-nacionalizmit, hiç se hiç për të ekzaltuar “françuzët” liberalë që na shfaqen po aq gjithandej, por