ARKATANA

Raporti i Rektorit, përplas Këshillin Drejtues

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Mbledhja e djeshme e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës ku rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu ka raportuar për punën e tij, nuk ka kaluar pa përplasje ndërmjet anëtarëve të organit më të lartë drejtues të UP-së. Një anëtar i KD-së i ka thënë Gazetës Blic se disa anëtarë të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës nuk u pajtuan me raportin e rektorit.

Sipas këtij burimi, disa nga anëtarët e KD-së kanë konstatuar disa nga shkeljet e rektorit, sidomos me mos respektimin e vendimeve të institucioneve të pavarura.

“KD është pajtuar që në një mbledhje të ardhshme të diskutojnë rreth shkeljeve të konstatuara, sidomos pas vendimit të Inspektoratit të Punës, që UP të dënohet me 9 mijë euro për shkak se të cenimit të Ligjit të Punës, me anulimin e konkursit për asistent në Fakultetin e Mjekësisë”, tha ky burim.

Eco Higjiena

Sipas këtij burimi, megjithatë KD vazhdon të jetë e përçarë. Ky këshill nuk është pajtuar as për rekomandimin e Inspektoratit të Punës, që profesorët politikanë të kthehen në punë në UP ashtu siç kanë qenë deri para ndërprerjes së kontratave nga e rektorit.
Gazeta Blic ka provuar që të kontaktoj me disa nga anëtarët e Këshillit Drejtues, por asnjëri prej tyre s’ka dashur të flas për mbledhjen e djeshme.

Këshilli Drejtues edhe më tutje vazhdon të jetë i ndarë në qëndrime, në njërën anë janë anëtarët që janë emëruar nga Ministria e Arsimit dhe që po vazhdojnë ta mbështesin vendimet e rektorit, derisa pjesa më e madhe e anëtarëve që vijnë nga Universiteti vazhdojnë që të kundërshtojnë vendimet e tij.

Pro, rektorit ndërkaq, nga UP-ja janë edhe Safet Merovci dhe Blerim Kamberi, që së fundi prorektori për financa jashtëligjshëm ua financoj një vizitë studimore në Zvicër, për faktin se shumat mbi 1 mijë euro ka të drejtë t’i nënshkruaj vetëm kryesuesi i Këshillit Drejtues.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.