Uji Dea

Shkup, kufizohet përdorimi i gjuhës shqipe në shkolla të mesme

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Nxënësit shqiptarë të shkollave të mesme në Shkup, vitin e ardhshëm shkollor pritet të ndiejnë, më tepër se në të kaluarën, mungesën e paraleleve me mësim në gjuhën amtare.

Në vitin e ri shkollor 2015-2016, që nis nga 1 Shtatori, nxënësit shqiptarë do të kenë 5 paralele më pak në shkollat e mesme të kryeqytetit.

Edhe përkundër nevojës më të madhe, Ministria e Arsimit ka vendosur të shtojë nga një klasë me mësim në gjuhën shqipe vetëm në dy shkollat e mesme “Arseni Jovkov” dhe “Cvetan Dimov”, ku numri i nxënësve shqiptarë në disa paralele shkon deri në 40.

Për shkak të numrit të kufizuar të klasave në këto dy shkolla, shumë të rinj shqiptarë janë detyruar të zhvillojnë mësimin në gjuhën maqedonase.

Por ministri i Arsimit, Abdilaqim Ademi ka premtuar se do ta parandalojë këtë dukuri, duke i orientuar nxënësit shqiptarë të regjistrohen edhe në shkolla profesionale dhe jo vetëm në gjimnaze,transmeton TCH.

Mobi Casa

“Këtë vit kemi përcaktuar që në drejtimet e gjimnazeve, ekonomiko-juridike dhe të mjekësisë, të rrisim numrin e pikëve.
Por, gjithashtu kemi përcaktuar që në këto drejtime të mos ketë ulje pikësh nga ana e drejtorëve të shkollave, pa leje të MASH-it. Qëllimi kryesor i konkursit dhe kushteve të vendosura është që nxënësit të orientohen edhe në drejtimet profesionale”, tha Abdilaqim Ademi, ministër i Arsimit në Maqedoni.

Konkursi i Ministrisë së Arsimit për regjistrimin e nxënësve në vitin shkollor 2015-2016 ka shkaktuar pakënaqësi te Këshilli i prindërve të shkollës së mesme “Arseni Jovkov” në Shkup.

Përmes një reagimi me shkrim, prindërit thonë se, me këtë konkurs nuk plotësohen nevojat e nxënësve shqiptarë të kësaj shkolle dhe se, një pjesë e të rinjve do të jetë të detyruar edhe më tej të mësojnë në gjuhën maqedonase, për shkak të numrit jo të mjaftueshëm të paraleleve në gjuhën shqipe.

Nga ana tjetër, as në vitin e ardhshëm shkollor nuk do të realizohet kërkesa disavjeçare e shqiptarëve të Komunës së Sarajit dhe zonave përreth, për hapjen e një klase me mësim në gjuhën shqipe në gjimnazin “Zdravko Cvetkovski”./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.