FIDANISHTJA

Nxënësit gjilanas në ekspozitën e Fierit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Të premten, në Fier, është hapur ekspozita e përbashkët me rreth 200 punime të nxënësve të shkollës artistike rajonale “Jakov Xoxa” të këtij qyteti dhe shkollës së mesme të Artit pamor nga Gjilani.

Drejtoresha e shkollës nga Fieri, Majlinda Ikonomi, ka thënë se ky është edhe një hap tjetër i thellimit të bashkëpunimit midis këtyre shkollave. “Jemi shumë të bindur se kjo që po bëjmë do t’u mundësojë nxënësve të shkëmbejnë përvoja të shumta në fushën e artit dhe krijimit”, ka pohuar ajo.

Në anën tjetër, Zejnullah Zejnullahu, drejtor i shkollës së Artit pamor, pasi ka falënderuar drejtuesit dhe nxënësit e shkollës fierake, për mikpritjen vëllazërore dhe organizimin e mirë të ekspozitës, ka shtuar se reagimet e para të nxënësve dhe publikut, pas ekspozitës së dhjetorit në Gjilan janë impresionuese. “Këto na sigurojnë se rruga jonë ka nisur mbar. Ne tashme po mendojmë dhe po punojmë bashkë për projektet në vazhdim, të bindur se kështu po thellojmë njohjet dhe dijet e nxënësve tanë dhe se kështu po i bëjmë edhe më të forta shkollat tona”, është shprehur Zejnullahu.

Eco Higjiena

Drejtori Zejnullahu dhe drejtoresha Ikonomi, të shoqërua dhe nga profesorë të të dyja shkollave, janë pritur në një takim të veçantë dhe nga drejtori i Drejtorisë së Arsimit, për rajonin e Fierit, Shkëlqim Allkaj,i cili ka pohuar se kjo nismë e bashkëpunimit është duke u ndjekur me interesim nga DAR. “Ne tashmë jo vetëm si dy shkolla, por edhe si dy vende kemi hyr në procesin e unifikimit. Unë me shumë sinqeritet ju them se ne, këtu në Fier, shkollën e Gjilanit, aspak nuk e trajtojmë më ndryshe nga shkollat tjera të vendit. Mund të zotohem para jush se mbështetja ime nuk do të mungojë në asnjë moment, për çfarëdo që ju merreni vesh si shkolla”, ka thënë ai.

Të shtunën, nxënësit e të dyja shkollave kanë vizituar qytetin antik të Apolonisë dhe më pastaj janë ndarë me bashkëmoshatarët e tyre për t’u kthyer në Gjilan.

Siç është bërë e ditur, më parë, gjatë dhjetorit të kaluar, një grup nxënësish dhe profesorësh të shkollës artistike rajonale “Jakov Xoxa”, patën marrë pjesë në ekspozitën e përbashkët që qe hapur në Gjilan. /agimkajtazi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.