Eko Higjiena

Kush do e paguaj haraçin e politikës tinëzare?

/ 7 minuta lexim
Hidromorava

Nga Gani Sadiku – Ishte koha më e mirë ajo e mbas luftës kur ne kishim shansin që të ecnim përkrah shoqërive përparimtare, sepse ne si komb kishim vlera dhe ideale të forta evropiane, të cilat na bashkonin e nuk na ndanin nga popujt dhe shoqëritë e këtij kontinenti, sa të vjetër aq edhe kompleks në baziken e vet.

Mirëpo në shoqërinë tonë shumë antagoniste, lindi krahu tjetër i cili ngriti murin ndarës për të gjithë ata të cilët mundën dhe deshën të kontribuojnë për një Kosovë esencialisht më ndryshe nga ajo që e kemi sot. Që nga para lufta e këndej u krijuan klane të cilat vazhduan gjatë luftës dhe pas sajë duke e ndarë dhe duke e përçarë popullin në krah të ndryshëm politik. Ky krah “radikalist” që përbëhej më tepër nga njerëz të cilët donin të “vdisnin” për “idealet” e konvertuara imagjinare, më tepër harxhoi kohë dhe energji për ti dalë përballë frymës Rugoviane dhe për ta importuar formën e pushtetit kaotik të Shqipërisë, se sa për ti kontribuar ndërtimit dhe sendërtimit të shtetit.

Ky krah s’mundi t`i mbillte farërat e veta sterile, sepse edhe aty ku arrinte ti mbillte, i dilte fryti metamorfozik që më tepër i përngjante djallit, dhe metabolikisht nuk krijonte qëndrueshmëri në shoqërinë tonë që në ndërdien e sajë e adhuronte ideologjinë e njeriut që bëri historinë më të lavdishme të të gjitha kohërave ndër shqiptarë. Duke e parë se është e pamundur të sfidohet njeriu (i cili, nuk ishte Profet as mbinjeriu i Niçes por ishte fati dhe krenaria e kombit), ky krah u mblodh nën një ombrellë ogurzezë, në një organizatë klandestine dhe ilegale e specializuar për të frikësuar, përndjekur, dhe shantazhuar njerëzit me mendje të ndritura të këtij kombi. Kjo organizatë e quajtur SHIK- mblodhi rreth vetes shumë individ të atillë që synonin pushtetin duke mos zgjedhur mjet për ta justifikuar qëllimin e tyre politik, ardhjen në krye të shtetit dhe instalimin e njerëzve të tyre nëpër çdo qelizë të jetës dhe të shoqërisë. Këta ndihmoheshin (në një formë apo tjetër) nga pushtetmbajtësit e Shqipërisë, të porositur për ti lëkundur themelet e politikës Rugoviane dhe me këtë edhe themelet e shtetësisë së Kosovës, sepse ky e kishte ngritur murin ndarës në mes të vijës së Stalinistëve matanë e n’këtë anë të kufirit, dhe krahut pro europian ( krahu i moderuar ) që u udhëhoq nga vet Rugova deri në vdekjen e tij.

Pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, u “lirua” rruga që të fitohet beteja e këtyre grykësve të shoqërisë, dhe menjëherë e treguan “arpallakun” e tyre, sepse përballë kishin një shoqëri e cila akoma ishte në stadin më te ulët të njohurive mbi formimin e shtetit. As UNMIK-u dikur, dhe as EULEX-i më pastaj, nuk na nxorën dot nga kthetrat e grykësve, që në emër të kauzave të mëdha, grabitën dhe zhvatën krejt pasurinë kombëtare, bile edhe atë që është trashëguar nga ish-Jugosllavia, e hëngrën në emër të privatizimit. Kjo zhvatje kaq idioteske e “komandantëve të Rognerit” i pasuroi ata në mënyrë marramendëse duke i vendosur mbi ligjin dhe mbi organet e shtetit. As fabrikat e trashëguara nga sistemi i kaluar dhe as shuma marramendëse e kapitalit që u soll nga BE dhe SHBA-ja pas luftës, nuk arriti ti ngopë grykësit e vendit të cilët të bashkuar edhe me disa ndërkombëtarë, vodhën dhe plaçkitën, por duke e pasur mbrapa nëntokën, natyrisht se nuk iu frikuan as drejtësisë.

Pas UNMIK-ut i cili ishte një administratë heterogjene e formuar nga Kombet e Bashkuara, mund të flasim më tepër për një modifikim të këtij misioni në një tjetër mision të quajtur EULEX, i cili në esencë ishte i njëjtë.

Shumica e elitës politike, mediat dhe një pjesë e mirë e biznesit ishte në duart e tyre, që solli deri te krijimi i një shteti anarkik, ku mendjet e ndritura mbeten të mbyllura në kutinë e zezë për të mos vepruar në këtë shoqëri. Ato mendje me dashje apo pa te, janë unifikuar me mendjet e ndotura politike, si mjet që justifikuan qëllimin e mbajtjes së pushtetit në vendin më të varfër të Evropës.

Fundamenti

E gjithë kjo katrahurë politike, solli anarkistët në pushtet (që nga pavarësia e këndej), fuqizim të njerëzve të lidhur me krimin, forcimin e nëntokës dhe si pasojë dobësimin e skajshëm të shtetit. Në këtë vend është koha e fundit që të merren hapa të mëdhenj, para se të jetë vonë. Kjo anarki na ka sjellë tri të këqija të mëdha.; Gjykatën speciale, mos liberalizimin e vizave, dhe vonesën e integrimit të vendit në BE. Gjykata do të krijohet sepse duke i mbrojtur individët që fshiheshin pas kauzës së madhe, që nga paslufta e këndej, dështuam ta mbrojmë UÇK-në dhe shtetin, dhe unë druaj se duke u fokusuar që të mos dënohen individët prapë do e humbim betejën juridike në këtë Gjykatë.

Shkencërisht është vërtetuar se mbi formën tredimensionale syri i njeriut nuk mund t`i shoh figurat, por jo vetëm kaq. Zhurmat mbi 2000 Hz dhe nën 16 Hz veshi i njeriut nuk i kap. (Sepse po të dëgjohej zhurma mbi 2000 Hz, për veshin e njeriut do të ishte fatale), dhe nën 16 Hz, edhe mikroorganizmat bëjnë zhurmë gjatë zbërthimit të materieve organike, por që ne nuk i dëgjojmë.

Këtë shembull e mora, sepse po duket që këta hajna, veprojnë në pikë të ditës, dhe para syve të popullit, pa u fiksuar se do të kenë pasoja . Siç duket këta kanë dal mbi formën dimenzionale që populli nuk e sheh dhe nuk e dëgjon.

Ma ke marr jetën atëherë kur vendosë të mi marrësh mjetet me të cilat jetoj, thotë një fjalë e urtë popullore.! Dhe plotësisht thënie e drejtë. Kështu do duhej te thoshte edhe populli ynë sot. Sepse duke legalizuar korrupsionin në këtë shoqëri, dëmtuan kredibilitetin e shtetit dhe institucionet e tij, si dhe popullit i morën mjetin me të cilin do të duhej të jetonte.

Këtë e bëri të ditur para disa dite në Prishtinë edhe komisionari Avramopullos që tha se, liberalizimi do të ndodhë shpejt nëse luftohet korrupsioni në nivele të larta qeveritare.( Lufta brenda llojit) (ky qëndrim ishte diskursi më pozitiv nga ana e BE-së që kemi pasur deri tani ), mirëpo me kapacitetet dhe me fytyrën që e kemi, do të zgjasë edhe shumë vite tjera, nga se nuk pritet nga ata që e kanë instaluar vet këtë logjikë qeverisëse prej vitesh, ta luftojnë sot vetveten.

Ne një vend ku ishin vendosur militantët e partive në krye të kompanive, nuk mund të flitet për luftimin e krimit e korrupsionit. Korrupsioni është bërë forma alternative e kryerjes së shërbimeve të shpejta, dhe në mungesë të funksionimit të shtetit, aty hap krahët e veprimit anarkia kronike. Po e përfundoj me një thënie popullore; Si patën thane te moçmit, prej tërshane nuk bahet bereqet , prej hirrës nuk bahet bylmet, por aq me pak prej shqiptareve shteti; dhe nëse mendoni se e dini çka do të ndodhë atëherë me tregoni se nuk e njihni boll shqiptarin.!?/rajonipress/