UBT

Ansambli Karshiaka nga Shkupi fitues i festivalit “Flakadani i Karadakut 2015”

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Ka përfunduar sonte Festivali i këngëve dhe valleve “Flakadani i Karadakut 2015”, që u mbajt për tri ditë me radhë në Viti, në kuadër të Manifestimit tradicional kulturor e sportiv. Me këtë rast edhe janë ndarë çmimet për më të dalluarit ku vendin e parë e zuri Ansambli “Karshiaka” nga Shkupi, ndërkaq me çmimin special u nderua Ansambli “Vaqe Zela” nga Lushnja e Shqipërisë.

Gjatë tri ditëve të Festivalit, Vitia ka grumbulluar solistë, valltar dhe grupe të ndryshme nga gjithë hapësirat shqiptare në edicionin e 14-të me radhë të festivalit të këngëve dhe valleve, që mbahet në kuadër të manifestimit kulturor gjithëkombëtar “Flakadani i Karadakut”.

Me këtë rast, në skenë kanë prezantuar me qindra solistë e valltarë nga vise të ndryshme mbarë shqiptare. Sonte në natën e tretë dhe finale të festivalit, me repertorin e tyre para publikut vitias janë paraqitur Ansamblet nga Lushnja, Bursa, Shkupi e Drenasi. Juria profesionale, ka ndarë 3 çmimet e para, çmimin special, si dhe janë nderuar edhe vallëzimi më i veçantë, koreografia më e mirë, orkestra më e kompletuar etj.

Vendin e parë, juria i ka ndarë Ansamblit Karshiaka nga Shkupi, vendin e dytë Ansamblit “Nakem” nga Bursa e Turqisë dhe vendin e tretë Shoqërisë kulturo artistike “Bajram Curri” nga Prishtina. Ndërsa me çmimin special u nderua Ansambli “Vaqe Zela nga Shkupi.

FIDANISHTJA

Grupi më i mirë i muzikës popullore iu dha “Shote Galicës” nga Drenasi, Koreografia më e mirë, “Vallja e Pajtimit” e Ansamblit Emin Duraku nga Shkupi. Këngëtarët më të mirë të muzikës folklorikë vëllezërit Jakupi nga Ansambli “Emin Duraku”, kostumografia origjinale Ansamblit “Koha” nga Tuzi i Malit të Zi, për kontribut dhe bashkëpunim kulturor “Ibe Palikuqi” nga Shkupi, valltarët më autokton “Presheva Jehon”, për vallëzim të veçantë “Jonuz Ramadani” nga Smira, orkestra më kompletuar Ansambli “Bajram Shabani” nga Kumanova dhe për kultivim të valles në trevat e malësisë së madhe u nderuan Arbër dhe Arbërore Gjonbalaj nga Tuzi i Malit të Zi.

Kryetari i jurisë së festivalit Sami Piraj ka vlerësuar se festivali Flakadani Karadakut tashmë ka kaluar barrierat e një festivali kombëtar dhe dalëngadalë po ecën drejt një evenimenti ndërkombëtar, duke marrë parasysh pjesëmarrjen e ansambleve nga Turqia dhe atyre që janë të nivelit kombëtar.

Drejtoresha për Kulturë Rini e Sport Kaltrina Sylejmani, ka thënë se Vitia do të vazhdoj të jetë nikoqire e këtyre aktiviteteve dhe se Flakadani i Karadakut, me sukses po arrin të zgjerohet në të gjithë hapësirat shqiptare.

Gjatë 6 ditëve sa ka zgjatur Manifestimi tradicional kulturor e sportiv të këtyre aktiviteteve, janë zhvilluar shumë aktivitete të ndryshme kulturo e sportive. Festivali i Ansambleve që u zhvillua sonte, ka shënuar edhe përmbylljen e këtij Manifestimi që personifikon figurën e dëshmorit të kombit Nijazi Azemi – komandant Mjekrra./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.