Eko Higjiena

Arrestime të shumta në fshatrat e Vitisë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Policia e Kosovës në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata si persona të kërkuar ka arritur të prangos disa persona në fshatrat Ramjan, Kabash, Fshati i ri dhe në vet qytetin e Vitisë.

Në fshatin Ramjan në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës.

Në fshatin e Ri, në bazë të urdhëresave të lëshuara nga gjykata, është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.

ARKATANA

Edhe në fshatin Kabash, në bazë të urdhëresave të lëshuara nga gjykata, është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.

Kurse në rrugën “Adem Jashari”, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit./rajonipress/