Eko Higjiena

Mogherini: Qartësimi i akuzave ndaj EULEX-it është në interesin tonë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Më shumë se 100 ditë kanë kaluar prejse ish-ministrja e Jashtme e Italisë, Federika Mogherini, ka nisur mandatin e saj në postin e nënkryetares së Komisionit Evropian dhe përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, shkruan sot Koha Ditore.

Mogherini për herë të parë në këtë cilësi viziton Kosovën dhe Serbinë, dy vende të cilat zënë një hapësirë të rëndësishme në agjendën e saj, pasi ajo ka marrë përsipër edhe lehtësimin e dialogut në nivel të lartë mes këtyre dy shteteve, apo, siç thonë në BE, “mes Beogradit dhe Prishtinës”.

Deri më tash në kuadër të këtij dialogu është zhvilluar vetëm një takim mes dy kryeministrave ndërkohë që kanë vazhduar takimet në nivel teknik.

Mogherini që në ditën e parë të saj të punës si shefe e diplomacisë së përbashkët të BE-së është dashur të merrej edhe me një temë jo të këndshme, me dyshimet serioze që janë paraqitur për korrupsion në radhët e EULEX-it, misionit më të madh të BE-së në fushën e rendit dhe të ligjit.

Mobi Casa

Për të dëshmuar se e merr seriozisht këtë çështje, ajo menjëherë ka emëruar një ekspert të pavarur të jashtëm për të bërë hetime për këto dyshime, por jo hetime penale që do të zëvendësonin ato që bëhen brenda vetë EULEX-it.

Ajo është dashur për këtë të flasë edhe para deputetëve të Parlamentit Evropian.

Mogherini ka një rol të rëndësishëm në përbërjen e re të Komisionit Evropian dhe ajo koordinon edhe komisionarët, të cilët në portofolin e tyre kanë elemente të politikës së jashtme dhe sigurisë, ndër të cilat janë edhe politika ndaj fqinjësisë evropiane dhe ajo e zgjerimit, përcjell Koha.net. Kosova si një vend në mes perspektivës evropiane dhe pranisë së madhe të BE-së në territorin e saj është gjithsesi ndër temat kryesore në punën e zonjës Mogherini, e cila në postin e saj të tashëm e ka zëvendësuar baroneshën Catherine Ashton.

Ajo edhe më parë ka qenë në Kosovë, por si ministre e Jashtme e shtetit të saj. Në këtë intervistë për “Kohën Ditore”, Mogherini flet për vazhdimin e dialogut, dyshimet për korrupsion në misionin e EULEX-it dhe për çështje të tjera të lidhura me raportet mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.