Thaçi porosit Serbinë: Mos u frikësoni nga shqiptarët
Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ardhjen e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq në Kosovë nuk e cilëson ndonjë sensacion të veçantë.“Duhet të merret si diçka normale, e kuptueshme, si një komunikim i nevojshëm, i domosdoshëm tek dy vendet. Kemi kaluar nga një situatë dramatike më herët, të emergjencave, në një rrethanë normale”, tha Thaçi për Klan Kosova.
Thaçi, i cili përshëndet nismat rajonale si element i stabilitetit, porositi Serbinë të mos frikësohet nga shqiptarët.
Por, diplomati kosovar i shpalosi arsyet se pse Beogradi duhet frikësuar nga vetvetja kur flitet për raportin me BE-në.
“Nuk mund të ketë të ardhme atlantike duke organizuar parada për Putinin në Beograd apo duke pretenduar në ndërtimin e hapësirave apo bazave ushtarake ruse në Serbi, por në të njëjtën kohë duke vonuar Bashkimin Europian, po hapen edhe hapësira për elementë të rrezikshëm të ISIS-it qoftë në hapësira të tjera të vendeve të rajonit”, tha Thaçi.


