KKVITI

20 kg drogë për në Gjermani, arrestohen dy kosovarë dhe një shqiptar në Shkodër

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Edmond Mulgeci, 57 vjeç, banues në Tiranë, Dugagjin Lyta, 48 vjeç, banues në Kosovë, si dhe Ekrem Burovci, 34 vjeç, banues në Kosovë.

Gjatë veprimeve hetimore të kryera u bë arrestimi i tyre, pasi ditën e djeshme në Pikën Kufitare Muriqan, është ushtruar kontrolluar ndaj automjetit autobus i linjës Kosovë-Gjermani me targë 07 183 CE, me drejtues Ekrem Burovci shoferi i dytë Dugagjin Lyta, dhe menaxhier Edmond Mulgeci.

FIDANISHTJA

Policia gjatë kontrollit iu është kërkuar udhëtarëve që zbresin në tokë, gjithsecili me çantën e tij. Gjatë kontrollit të çantave janë gjetur dy prej tyre pa pronar, ku brenda të cilave u gjet e u bllokua në cilësinë e provës materiale 20 kg lëndë narkotike e dyshuar Mariuanë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283a/2 i Kodit Penal.