HW

Ramush Haradinaj: Bombardimet e kthyen entuziazmin te ushtarët e UÇK-së

/ 2 minuta lexim
HW

Komandanti i Zonës operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj ka rrëfyer se si i ka motivuar ushtarët e tij për liri, pikërisht 16 vite më parë. Ai madje, tregon se si vëllai i tij, dëshmori Shkelzen Haradinaj, nuk i kishte besu fjalëve të tij.

“Në fjalën time thash se janë disa ditë ose javë kur do të mbyllet lufta, kur do ta fitojmë lirinë. Në mesin e atyre që ishin në rresht, ishte edhe vëllai, Shkelzeni. Në parakalim e sipër, e devijoj rreshtin, u afruar afër meje dhe më tha ‘pse po rren’. Ma lëshoj një fjalë”, tha ai.

Në emisionin “Zona B”, Haradinaj tha se bombardimet kishin sjell frymë të re te luftëtarët e kësaj zone.
“Fillimi i bombardimeve na kthej entuziazmi menjëherë. Menduam se ka ndryshu, se tash jemi më të fortë, jemi në epërsi”, tha Haradinaj.

HW

E deri para kësaj kohe, betejat për këta ushtarë të Dukagjinit, Haradinaj tregon se ishin të vështira.

“Çdo gjë që kisha prej veglave të mija, mujsha për 1000 metra. Mbas 1000 metrave, ai mujke me ma ba me dorë edhe unë nuk e arrifsha. Ushtarët më kanë thanë se a vjen naj herë naj armë komandant, që ne mujm me kap prej së largu”, tha ai./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.