ARKATANA

Ulet TVSH-ja për mallrat elementare, rritet akciza për alkool/hiqet kufizimi i vjetërsisë së veturave

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Ministri i Financave, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook ka sqaruar uljen e akcizës për importin e veturave, rritjen e akcizës për duhan dhe alkool.Po ashtu ai ka bërë të ditur uljen e TVSH-së për mallrat elementare, si dhe heqjen e plotë të TVSH-së për linjat prodhuese të teknologjisë informative.

Ja postimi i plotë i Ministrit në Facebook:
Sot aprovuam ne qeveri ligjet e pakos fiskale, ku perfshihet ulja e TVSh-se per mallra elementare nga 16% ne 8%, heqja e TVSh per linja prodhuese dhe teknologji informative dhe plot ndryshime te tjera.

FIDANISHTJA

Kemi marre vendim per te hequr kufizimin ne importin e veturave pavaresisht vjetersise, me kusht qe ato vetura te permbushin kerkesat ambientaliste per emitim te gazrave sipas kerkesave te BE-se, si dhe kemi ulur akcizen per import te veturave.

Kemi rritur akcizen per duhan dhe alkool, ne perputhje ne objektivat per te dekurajuar konsumin e tyre.
Kemi hequr akcizen per alkool medicinal./indeksonline/