ARKATANA

Fajon: Shtetasit e Kosovës kanë mbetur të vetmit me detyrimin për viza

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Tanja Fajon, nënkryetare e Klubit të Deputetëve të Aleancës Përparimtare të Socialistëve dhe të Demokratëve në Parlamentin Europian, e cila aty përfaqëson Slloveninë, në një intervistë për “Politikën” e Beogradit, transmeton Koha.net, tha se dialogu ndërmjet Prishtinës e Beogradit ka rëndësi thelbësore jo vetëm për përparimin e Serbisë drejt Bashkimit Europian, por edhe për marrëdhënie më të mira në gjithë rajonin.

Me këtë vështrim Serbia ka përgjegjësi të madhe si faktor thelbësor në Ballkan.

Ajo po ashtu theksoi se angazhohet aktivisht që sa më shpejt të vendoset regjimi pa viza edhe për shtetasit e Kosovës, të cilët kanë mbetur të vetmit me detyrimin për viza.

Uji Dea

Kjo për shtetasit e Kosovës do të thoshte përveç se të udhëtojnë lirshëm edhe të ketë më pak tregti me njerëz, tregti me dokumente të rreme dhe punë të tjera ilegale.

Po ashtu deputetja sllovene në Parlamentin Europian, Tanja Fajon ka rikujtuar nevojën që politika e jashtme e Serbisë të përshtatet me politikën e jashtme të Bashkimit Europian, meqë kjo përbën një detyrim për të gjitha shtetet kandidate për anëtarësim, përkatësisht për të gjitha shtetet që dëshirojnë t’i bashkohen familjes evropiane.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.