Merr para në “huazim”, i shpenzon në bastore dhe arrestohet
Gjilan – Ankuesja femër shtetase e Kosovës raporton se i dyshuari po ashtu shtetas i Kosovës kishte shkuar te ankuesja dhe i ka kërkuar 200€ të cilat do ia kthente babai i tij. Ankuesja ka pritur një kohë dhe pastaj ka shkuar në zyrën e babait të dyshuarit ku i kishte treguar për rastin dhe nga i njëjti e kishte kuptuar se i dyshuari e kishte mashtruar se parat nuk do ia kthente.
Më vonë i dyshuari është arrestuar dhe ka pranuar se paratë i ka harxhuar në një bastore. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë . Rasti procedohet në Prokurori.
Gjithashtu në Gjilan është arrestuar një i dyshuar mashkull shqiptar, pasi që i njëjti ka mbajtur në shtëpinë e tij duke i kërcënuar dy viktima dhe i ka detyruar që të njëjtit të kryejnë vjedhje të ndryshme. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./rajonipress/


