16 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s
Sot, mbushen 16 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s kundër Serbisë, të cilat kishin nisur me 24 mars 1999 dhe kanë zgjatur 11 javë, respektivisht 78 ditë. Bombardimet kanë përfunduar me miratimin rezolutës 12 44 të KS. Si rezultat ka pasuar largimi i forcave serbe nga Kosova dhe hyrja e trupave të NATO-s, dhe, fill më pas kthimi i mbi 800 mijë refugjatëve shqiptarë nga Kosova, të dëbuar më parë me dhunë nga ushtria serbe.
Fushata 78 ditore e NATO-s arriti rezultate të shumta politike, diplomatike dhe ushtarake.
Megjithatë, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, mbetet ende aktiv, ndërsa pavarësimi nuk e ka zgjidhur plotësisht mosmarrëveshjen me Serbinë, me të cilën Kosova tani mban bisedime kryesisht për të zgjidhur çështjen e veriut të vendit, që ende mbetet jashtë kontrollit nga institucionet e shtetit të Kosovës, transmeton Koha.
Sidoqoftë, pa fushatën e NATO-s, që nisi më 24 mars 1999, Kosova do ta kishte pothuajse të pamundur arritjen e shtetësisë dhe të pavarësisë nga Serbia.


