Fundamenti

Qosja: Forcim partish e dobësim shteti

/ 1 minutë lexim
HW

Akademik Rexhep Qosja ka thënë se e sheh të rëndësishëm për vendin krijimin e një partie të re, me program që do të ndryshonte thellësisht prej programeve të partive tjera.

Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se secila prej këtyre partive kur ka ardhur në pushtet është kujdesur jo ta forcojë shtetin, por ta forcojë vetveten, partinë.

Qosja ka përsëritur se formimi i Gjykatës Speciale është një padrejtësi politike që i bëhet Kosovës.

Duke folur për 100-ditëshin e Qeverisë Mustafa, ai e ka kritikuar koalicionin PDK-LDK në shumë aspekte.

UBT

Ai ka thënë se kryeministri Mustafa po bën veprime të gabuara si kryeministër.

Qosja ka folur edhe për mbajtjen e mbledhjes së dy qeverive në Tiranë. “Do të dëshiroja që të dy qeveritë të kenë kujdes.

Mosideja e madhe e krijimit të hapësirës gjithëkombëtare politike, ekonomike, arsimore, shkencore, kulturore, shëndetësore të mos bëhet estradë, që do të tregohet e bukur me retorikë, por e varfër me përmbajtje”, është shprehur Qosja. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.