Hidromorava

Kuvendit i kërkohet zgjidhje për shkeljet në ZAP

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Punëtorët e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) e kanë njoftuar zyrtarisht Kuvendin e Kosovës për shkeljet dhe keqmenaxhimin që pretendojnë se po i bëhet këtij institucioni nga drejtuesit aktualë, shkruan sot Koha Ditore.

Sindikata e Punonjësve të kësaj Zyre më 18 mars u është drejtuar me një shkresë kryeparlamentarit dhe kryetarit të Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e financave publike, përmes së cilës i kanë informuar për shkeljet dhe kërkesat, si dhe u kanë kërkuar që të ndërmarrin veprime përkitazi me kompetencat që kanë për ta ndaluar këtë keqmenaxhim.

Enver Boqolli, kryetar i kësaj Sindikate, ka bërë të ditur për gazetën se në letrën informuese janë prezantuar të dhëna të argumentuara për të paktën gjashtë shkelje nga ana e menaxhmentit aktual të ZAP-it, duke mos lënë anash edhe ato të menaxhmentit të kaluar, kur në krye të institucionit ishte Auditori i Përgjithshëm ndërkombëtar, Lage Olofsson.

Mobi Casa

Boqolli ka treguar se Kuvendin e kanë informuar me kërkesat që kanë punëtorët, të cilëve ka thënë se në mënyrë të jashtëligjshme po u mohohen të drejtat, duke mos u respektuar obligimet ligjore për të paktën gjashtë çështje.

Punëtorët e ZAP-it po kërkojnë që sindikata e tyre të jetë e përfshirë në grupin punues për projektligjin e ZAP-it si palë të interesit të drejtpërdrejtë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.