ARKATANA

Haradinaj do të lirohet, problemi do të ngelet

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nga Lisen Bashkurti – Këto ditë Ramush Haradinaj u ndalua në territorin e Francës. Ndalimi u bë mbi një urdhërarresti të lëshuar nga prokuroria e Serbisë qysh nga viti 2004. Ky problem ka ndodhur edhe në Slloveni. Gjithashtu ka ndodhur edhe për ndonjë personalitet tjetër të Kosovës.

Përse përsëritet i njëjti precedent prej kohesh? Përse edhe shtetet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës pas 2008-s vijojnë të njohin kërkesat e prokurorisë serbe të vitit 2004? Sa standarde udhëheqin të drejtën penale në Evropë? Çfarë implikimesh kanë Interpoli, Europoli dhe policitë nacionale në zbatimin e urdhërarresteve të Prokurorisë serbe?

FIDANISHTJA

Këto pyetje kërkojnë jo vetëm përgjigje, por mbi të gjitha zgjidhje. Zgjidhjet janë tërësisht të mundshme. Por zgjidhjet kërkojnë tre mekanizma:
1. Angazhimin serioz të diplomacisë së Kosovës në nivele dypalëshe dhe shumëpalëshe;
2. Zgjidhjen juridike për shfuqizimin në të gjitha nivelet të vlefshmërisë së akteve juridike të Serbisë mbi Kosovën dhe qytetaret e saj;
3. Futja në agjendën e bisedimeve dypalëshe Kosovë-Serbi të shfuqizimit të veprimeve policore-penale përpara vitit 2008. Ne negociatat dypalëshe të shtrohen dy opsione: shfuqizim nga pala serbe ose vendosje reciprociteti nga pala kosovare.
Këto tri mekanizma lypet të aktivizohen menjëherë me qëllim që të gjendet një zgjidhje juridike e përhershme për shfuqizimin e urdhërarresteve të Prokurorisë serbe mbi territorin juridik sovran të Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Ramushi do të lirohet. Problemi do të ngelet i hapur. Kërkohen zgjidhje juridike dhe jo retorik politike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.