Mysafirë për interes
Po të pyes, mixha Zafir – A po t’vjen ndo ‘i mysafir ? A po t’ vjen ndo kush në derë – Për me t’ pa e me t’ ba nderë ?
Po t’ tregoj drejt, more Hafir –
Nuk vjen kush ma mysafir !
Mysafirët që po i pres –
T’ gjithë po vijnë për interes !
Unë i kam do mysafirë –
T’ gjithë janë t’ rregullt , burra t’ mirë !
Ata m’ vijnë se ma dinë huajin –
Nuk e lanë me kalua muajin !
I pari, m’ vjen gjithmonë prej KEDS-it –
Muaj për muaj , si shitësi i KEKS-it !
Ia hapë derën – ma zë frymën ,
M’ kërkon pare t’ ia paguaj rrymën !
I dyti, mirë më shkon për huaji –
Nuk e len me kalua muaji !
M’ kërkon derës t’ ia heq shulin ,
M’ kërkon pare t’ ia paguaj ujin !
I treti, mik që s’ ia gjen shokun –
M’ kërkon pare për bërllokun !
Sa ma shpesh që t’ vjen te dera –
Aq ma shumë ka me i ardhë era !
I katërti, me ardhë ish nisë –
Me m’ pru trustin e penzisë !
S ’ ma kish ditë derën e shpisë –
Ish drejtua me gisht t’ kojshisë !
Gjilan, më 11.03.2015. Demir Krasniqi

