Fundamenti

Juna Manaj, e vetmja shqiptare në “DSDS”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ajo është nga Frankfurti, ka një shikim të hekurt dhe një zë engjëllor. Juna Manaj është e vetmja shqiptare që po vazhdon garën në mesin e 31 garuesve të tjerë në talent shoun “Deutschland sucht den Superstar”.

Juna Manaj nuk është e panjohur as për jurinë dhe as për mediat gjermane. Vajza shqiptare në vitin 2008, në moshën 16-vjeçare ishte pjesë e këtij spektakli dhe pati arritur deri në top 15-she. Natyrisht, ajo nuk kishte të drejtë të provonte edhe një shans tjetër, por me rregullat e reja të “DSDS”, asaj i janë hapur dyert për të provuar edhe një herë fatin drejt realizimit të ëndrrës së saj.

Juna deri më tash është prezantuar mjaft mirë dhe me kualifikimin e fundit është e vetmja shqiptare që është bërë pjesë e 31 kandidatëve, të cilët aktualisht po qëndrojnë në Tailandë.

“DSDS më ka fascinuar gjithmonë. Më 2008 isha pjesë e këtij spektakli dhe arrita deri në top 15-she”, ka thënë ajo.
Me bukurinë e saj, Juna iu ka bërë përshtypje jurisë përse ajo ende është e padashuruar. “Një femër kaq e bukur sa ti dhe ende s’ka të dashur?”, e ka pyetur pop titani Dieter Bohlen.

Fundamenti

“Gjatë kësaj kohe para së gjithash kam qenë e koncentruar në punën time. Do të ishte mirë sikur të njihja dikënd, por ende nuk e kam takuar personin e vërtetë”, ka thënë ajo.

Për ata që e mbajnë mend, Juna në vitin 2010, me këngën “Më ndihmo të them lamtumirë” ishte pjesë e festivalit shqiptar “Top fest 7″, ndërkohë ajo ka qenë pjesë edhe e shumë koncerteve të mbajtura në diasporë.

Kujtojmë se në këtë edicion shqiptarët nuk patën paraqitje të mirë, ku në dy raste u desh të ndërhyjë sigurimi për të larguar kandidatët nga skena, por kualifikimi i Junës na jep shpresë se do të na përfaqësojë denjësisht./albinfo/