ARKATANA

Gazmend Islami: Dardan Molliqaj është shantazhist, komunist, tregtar, eliminues…

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Një ish aktivist i Lëvizjes Vetëvendosjes thotë se sekretari i përgjithshëm i VV-së, Dardan Molliqaj, është shantazhues, komunist, tregtar…Gazmend Islami thotë se Vetëvendosje ka devijuar dhe zor që mund të mbijetojë në skenën politike “me këtë lojë të ndytë”.

Lexojeni postimin e plotë të Gazmend Islamit në Facebook:

“Dardan Molliqaj është shantazhist, komunist, tregtar, eliminues, kontrollues!!

Fundamenti

Nuk dua që të merrem me një të kaluar të hidhur siç është subjekti politik LVV, jo vetë që ka devijuar, por është subjekti që nuk do të mund të mbijetojë në skenën politike me këtë lojë të ndytë që ka filluar të bëjë ndaj gjithë atyre që kanë qenë parimor dhe që i kanë mbet besnik parimeve njerëzore.

Takimi im i fundit me eksponentin, kontrolluesin, shantazhistin, komunistin, tregtarin, eliminuesin, Dardan Molliqajn ishte si me 7 mars në lokalet e A. U ndeshëm sy a më sy dhe ishim afër njëri-tjetrit me vetëm pak centimetra. Nuk i fola dhe nuk dëshiroja që të më fliste edhe pse kishim shumë takime kur ai fliste për kombin dhe bashkimin. Me këta politikanë analfabetë, me manifestin e tyre ata jo vetëm se do të humbin, por do të mbetet vetëm traktori dhe rimorkio e Albinit”.