Eko Higjiena

Studentët e UBT-së me numër rekord në dhurimin vullnetar të gjakut

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Studentët dhe stafi i Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), janë solidarizuar duke dhuruar gjak, gjatë aksionit që ka zgjatur dy ditë me moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”, në ambientet e UBT-së në Prishtinë.

Menaxherja e Marketingut dhe Informimit në Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, Albana Gashi falënderoi udhëheqjen, profesorët dhe studentët e UBT-së për gatishmërinë e tyre për t’iu përgjigjur pozitivisht aksionit për dhurimin vullnetar të gjakut.

“Falënderojmë UBT-në qe ka bërë këtë aksion për të dhuruar gjak. Si hera e parë, kemi një numër që ka thyer rekordet nga të gjitha universitetet private në vend, po ashtu edhe shtetërore. Është një numër shumë i madh i dhuruesve vullnetar të gjakut. Duke u nisur nga interesimi i studentëve ne kemi vazhduar edhe ditën e dytë të dhurimit të gjakut”, tha Gashi.

Hidromorava

“Të dhurosh gjak është një gjest më human, ndërsa për një pacient është jetë. Dhurimi i gjakut për dhuruesin është një gjest shumë i thjeshtë, është vetëm një freskim i rruazave të gjakut, mirëpo për pacientin është jetë. Ky gjak shkon për të gjithë ata pacientë të cilët janë në rrezik për jetë dhe që kanë nevojë për gjak, është një gjest dhe një vepër shumë e madhe për secilin që dhuron gjak. Mosha e cila mund të dhurojë gjak është nga 17-18 vjet deri në moshën 65 vjeç. Ne kemi nevojë për të gjitha grupet e gjakut, sepse pacientët tanë jenë me këto gjithë grupet e gjakut, mirëpo për grupin “A Negativ” ka nevojë më shumë”, tha Albana Gashi./rajonipress/

Besart Troshupa /UBT News/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.