ARKATANA

Ministri Bajrami pranon se arsimi në Kosovë është larg standardeve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Niveli i arsimit në Kosovë është larg standardeve ndërkombëtare. Kështu ka thënë ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, në mbledhjen e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, ku është diskutuar lidhur me gjendjen në arsimin e lartë.

Ministri Bajrami ka shprehur pakënaqësi me nivelin e arsimit duke filluar nga ai parafillor e deri në atë pasuniversitar, transmeton Gazeta Tribuna.

Bajrami ka thënë se do të jetë një sfidë e madhe që të ngritët cilësia e arsimit në të gjitha nivelet.

Sipas tij, MASHT nuk do të merret shumë me infrastrukturë por do të merret me ngritjen e cilësisë.

Bajrami ka thënë se arsimi i larte është shumë i rëndësishëm për Kosovën por sipas tij, MASHT është duke punuar me të gjitha universitetet që të punohet me ngritjen e cilësisë.

ARKATANA

“Ligji për Arsimin e Lartë është shumë i rëndësishëm, ku ligj deri ne fund të muajit maj do të vije në komision parlamentar. Tashmë edhe partitë opozitare i kanë dërguar ekspertët për krijimin e një ligji për arsimin”, ka thënë Bajrami.

Bajrami ka njoftuar se me te nisur punën ka filluar inspektimin e universiteteve private.

Ai ka thënë se ka kërkuar që të mbyllen të gjitha universitet që nuk i plotësojnë kushtet.

“Janë gjashtë institucione private në të cilat është duke u bërë vëzhgim special”, ka thënë ministri Bajrami.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.