Fundamenti

FSK-ja me komandant të ri

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Sot në kazemrën “Adem Jashari” në Prishtinë me një ceremoni zyrtare bëhet dorëzim-pranimi i detyrës të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ku Kadri Kastrati pritet t’i dorëzojë detyrën Rrahman Ramës.

Kjo do të bëhet me leximin e dekretit të Presidentes për dekretimin e Komandantit të FSK-së.

Në ceremoni do të marrin pjesë presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ministri i FSK-së, Haki Demolli, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, gjeneralmajor Rrahman Rama, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Francesco Paolo Figliuolo, ambasadorë dhe atashe ushtarak të akredituar në Kosovë, përfaqësues të NATO-s, oficerë të lartë të FSK-së, të KFOR-it, si dhe personalitete politike dhe ushtarake të vendit dhe të huaj.

UBT

Ceremonia e ndërrimit të Komandantit të FSK-së, do të fillojë me inspektimin e njësive të FSK-së, nga komandanti i FSK-së dhe presidentja e Kosovës.

Me nga një fjalë, do të paraqiten presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati.

Trupa frymore e FSK-së, do të interpretojë disa pika instrumentale dhe në fund, bëhet ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës së Komandantit të FSK-së./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.