Zyrtarëve të lartë u kufizohen funksionet në sektorin publik
Komisioni për Legjislacion e ka përkrahur unanimisht nenin 6 të riformuluar të Projektligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, i cili përcakton kufizimet e angazhimeve të zyrtarëve të lartë në sektorin publik.
Sipas këtij neni, zyrtarët e lartë nuk mund të ushtrojnë më shumë se një funksion në sektorin publik, përveç rasteve sipas detyrës zyrtare. Ata po ashtu nuk mund të jenë anëtarë të bordeve të ndërmarrjeve publike apo të ndonjë agjencie.
Në mbledhjen e mbajtur të martën ata kanë thënë se deri tash këto kufizime nuk kanë qenë të specifikuara në ligjet e mëhershme.
Kryetarja e komisionit nga lëvizja “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu, ka thënë se kanë paraqitur 7 amendamente, duke e formuluar nenin 6./koha/


