Eko Higjiena

Zejnullah Halili – pena e Karadakut (1945 – 2004)

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Atje n’ mal të Kokës, N’ sabah këndoi bilbili: I ka lindë djalë lokes – Zejnullah Halili !

Atje n’ fshatin Kokaj ,
N’ familje t’ oxhakut ;
U lind djalë nga lokja –
Pena e Karadakut !

Zejnullah Halili
Ishte nxënës i mirë ,
Por ky zog bilbili –
Kish fëmijëri t’ vështirë !

Kreu shkollën fillore
N’ Llovcë e në Pogragjë ;
Nën kushte mizore –
S’ mundej me u kënaqë !

Me Zejnën , që kur leu –
Mburreshin këto male !
Në Gjilan e kreu
Atë Shkollën Normale !

Për t’ vazhduar studimet ,
Vazhdoi në Prishtinë –
T’ përsoste krijimet
Edhe letërsinë !…

Që në shkollë të mesme ,
N’ moshën djaloshare –
U dallua ndër mese
Me krijimet letrare !…

Për mësimdhënësit ishte
Shumë i respektueshëm ,
I urtë e i dashur
Dhe shumë i dëgjueshëm !…

Pasi e kreu Normalen –
Puna i shkoi për dore ;
Për mësues e ndalen
N’ ca shkolla fillore !…

Jetën e kalonte
N ’ Radio Prishtinë –
Emisione drejtonte
Për fëmijët dhe rininë !…

Punën shumë e donte
Dhe nuk lodhej fare .
Për fëmijë redaktonte
Revista letrare …

FIDANISHTJA

Mjeshtër pene n’ letra –
Për fëmijë e të mitur …
Ai ka shkruar vepra
Edhe për të rritur …

Jo vetëm si mësues –
N’ rrugë përparimtare !
Zejna qe fitues –
Në shumë orë letrare !…

Ishte ndër shkrimtarët –
Ndër ma produktiv !
Dhe ndër arsimtarët –
Ishte shumë aktiv !

Zejnullah Halili ,
Në krijimtari –
Ishte dritë kandili ,
Shpirt i dëlirë për fëmijë !…

Krijimtaria letrare ,
Mirë i shkoi për dore –
Që nga ditët e para ,
Në bankat shkollore !

Ai punoi si mësues
Dhe si gazetar .
Punoi si krijues ,
Redaktor, shkrimtar !…

Zejnullah mësuesi –
Krijues përparimtar ;
Pas na e la opusin
Mjaft t’ pasur letrar !

Krijimet e tij ,
Në libra e n’ letra ;
Për t’ rritur e fëmijë –
26 vepra !

Shumë peripeci
Dhe vuajtje të shkreta –
Relativisht i ri ,
Ai u nda nga jeta !…
Zejnullah Halili ,

Enciklopedi e gjallë –
Jeton n’ antologji
T’ shkrimtarëve shqiptarë !

Gjilan, më 12.03.2015. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.