United Hospital

Sukseset e një shkolle varen nga një plan i mirë zhvillimor

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtoria e Arsimit në Gjilan, në bashkëpunim me GIZ-in gjerman, ka organizuar të martën një takim me drejtorë të shkollave fillore të kësaj komune, ku janë prezantuar planet zhvillimore shkollore për vitin 2014/2015.

Nazmi Musa, drejtor i Arsimit, ka thënë se GIZ dhe zonja Dagmar Fuchs Schmit, janë duke dhënë një kontribut të çmueshëm në fushën e arsimit në Kosovë, përshirë edhe Gjilanin, ku po ecim me hapa të sigurt drejt një arsimi cilësor, duke u bërë të aftë që t`i përballojmë sfidat e shekullit 21.

Pa dyshim se rezultatet dhe arritjet e një shkolle varen nga një plan i mirë zhvillimor dhe një drejtor i mirë, i cili menaxhon politikat zhvillimore në shkollë. Puna e drejtorit të shkollës është e lidhur në mënyrë të pa shmangshme me arsimin cilësor, sepse nuk mund të ketë cilësi në shkolla, pa udhëheqje efektive, ka thënë Musa.

Roli i drejtorit ë shkollës është i madh. Ai duhet të jetë vizionar, planifikues arsimor, iniciator i zhvillimit shkollor, lider për personalin dhe nxënësit, përkrahës i cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Musa ka thënë se planet zhvillimore të shkollave kanë kaluar përmes një konkurrence të vlerësimit nga një komision profesional. Model i planit zhvillimor për grupin e Gjilanit, është zgjedhur ai i shkollës “Musa Zajmi”.

FIDANISHTJA

Dagmar Fuchs Schmit, udhëheqëse e projektit të GIZ-it (CDBE), ka kërkuar nga drejtorët e shkollave t`i inkurajojnë sa më shumë mësimdhënësit e tyre që të marrin pjesë nëpër trajnime dhe t`i ngritin kapacitetet e tyre profesionale dhe shkallën e njohurive të përgjithshme.

Ajo ka thënë se është e vetëdijshme që shkollat nuk kanë ndonjë buxhet të madh, po ka shumë gjera që mund të bëhen pa kushtuar asnjë cent, ka thënë Dagmar.

Një prezantim të planeve zhvillimore e ka bërë Sokol Elshani, ekspert në GIZ, planin model të një shkolle e ka prezantuar drejtori i shkollës “Musa Zajmi”, Ramadan Dermaku, kurse për aspektet komunale të planeve zhvillimore të shkollave, kanë folur Nazmi Musa, drejtor i Arsimit dhe Jetmir Jerliu, zyrtar i DKA-së.

Për drejtorët të shkollave, në fund janë shpërndarë mirënjohje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.