ARKATANA

Gjini: Isës i ka ngecë shiriti në vitin 1989

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga AAK’ja, Ardian Gjini ka reaguar ndaj disa deklaratave të bërë sot në Gjakovë nga kryeministri Isa Mustafa. Gjini në profilin e tij në Facebook, ka thënë se deklarata e Mustafës se Gjakova duhet ndihmohet sepse në mes tjerash është komunë kufitare, duke sikur te jepet në vitin 1989.

Ai në reagimin e tij i ka thënë Mustafës se tani jemi shtet. “Isë, shtet është Kosova. Edhe kufiri me Malin e Zi, Serbinë e Maqedoninë kufinj janë. Shtet jemi ka shtatë vite tani”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i plot i Gjinit në Facebook

Sot në Gjakovë Kryeministri Mustafa tha se kjo komunë do të ndihmohet sepse në mes tjerash është komunë kufitare! Në dukje të parë gjithçka në rregull, por nëse mendojmë pak, Isa Mustafës i ka ngecur shiriti në vitin 1989 po duket.

Fundamenti

Sot, nëse nuk llogariten 4 mikrokomunat e krijuara së voni, më shumë komuna të Kosovës janë kufitare, nese “kufitare” nënkuptohet ajo komune territori i të cilës kufizohet së paku në një pjesë me ndonjë shtet fqinj (e jo vetëm me Shqipërinë), se sa “jokufitare. Po i përmendi: Leposaviqi, Zubin Potoku, Zveqani, Istogu, Peja, Deçani, Gjakova, Prizreni, Dragashi, Shterpce, Ferizaj, Kaqaniku, Hani i Elezit, Vitia, Gjilani, Kamenica, Prishtina, Podujeva. Ndërsa “jokufitare” janë: Mitrovica, Skënderaj, Drenas, Malisheva, Rahoveci, Suhareka, Shtimja, Ferizaj, Lipjani, Fushë Kosova, Obiliqi, Vushtria, Graqanica, Novo Bërda. Numëroni vet.

Por Isa po duket në një moment u ngatërrua me RSFJ-në. Atëherë KSAK i ka pasur vetëm pesë komuna kufitare,… me RPSSH; Pejë, Deçan, Gjakovë, Prizren dhe Dragash!

Isë, shtet është Kosova. Edhe kufiri me Malin e Zi, Serbinë e Maqedoninë kufinj janë. Shtet jemi ka shtatë vite tani!

RSFJ ka vdekur para një qerek shekulli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.