HW

Jahjaga bisedon me shefin e EULEX-it për rastin e Limajt

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim shefin e misionit të BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, Gabriele Meucci, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin me institucionet e Kosovës në fushën e drejtësisë, si dhe për shtimin e efikasitetit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Presidentja Jahjaga në bisedë me Meucci u interesua veçanërisht për rastin e deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe kryetarit të Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj dhe vënien e drejtësisë në vend në këtë rast.

Presidentja Jahjaga theksoi se përgjegjësitë e saj kushtetuese nuk mundësojnë dhe nuk e lejojnë ndërhyrjen në sistemin e drejtësisë, i cili duhet të jetë plotësisht i paanshëm politikisht dhe profesional, por theksoi se zbardhja e të vërtetës do të ndihmonte drejtësinë dhe do të ulte tensionet e mundshme në vend.

Mobi Casa

Jahjaga theksoi se Kosova duhet të ndërtohet mbi parimet e një shteti të së drejtës, ku të gjithë qytetarët janë të barabartë përpara drejtësisë dhe ku sundon ligji dhe rendi, që ndihmon në zhvillimin e gjithëmbarshëm të shoqërisë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.