Rikthehet Rrezarta Shkurta
Pas një pauze të shkurtër e cila përkoi me momentin e arrestimit të bashkëshortit të saj, Rrezarta Shkurta ka vijuar projektet e saj të biznesit, duke lënë për pak në hije ato muzikore
Këngëtarja është shfaqur në proces pune, e cila konsiston në setet fotografike që po realizon me bebe dhe gratë shtatzënë, duke konfirmuar se ka ende forcë për të ecur përpara.
Rrezarta ka publikuar këto ditë fotot të Jona Kalemaj, ish-pjesëtare e Big Brother e cila shfaqet shtatzënë në një set fotografik të realizuar me ndihmën e këngëtares, e cila është edhe mikesha e saj. /Indeksonline/


