Mobi Casa

Pas 8 vjetësh rihapet ambulanca e fshatit në Remnik

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Në fshatin Remnik , që nga sot do të jetë në shërbim të banorëve të këtij lokaliteti ambulanca mjekësore, e cila do të veproj në të njëjtin objekt ku kishte funksionuar edhe në vitet e 90-ta. Ri funksionalizimi i objektit, është bërë me një investim të përbashkët të institucionale të Vitisë dhe kontributit vullnetar të banorëve të Remnikut.

Në ceremoninë zyrtare të rihapjes së kësaj ambulante, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti u shpreh se ai dëshiron që banorët e këtij lokaliteti, të shërbehen me asistencën mjekësore që ju ofrohet nga ekipi, në mënyrën sa më të mirë. “Ne jemi të përkushtuar që të ofrojmë shërbime sa më të mira për qytetarët tanë, si në ofrimin e shërbimeve mjekësore, po ashtu edhe në përmirësimin e kushteve për punë dhe furnizim me mjetë të nevojshme për të qenë sa më funksionale kjo ambulante”, tha Haliti.

Hidromorava

Ai po ashtu ka premtuar se do të vazhdoj edhe më tej në krijimin e kushteve sa më të mira si në këtë punkt, po ashtu edhe në ato të lokaliteteve të tjera.

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie sociale Basri Aliu, ka bërë të ditur se ky projekt për të rihap ambulanten në Remnik ka qenë i hershëm. “Ne kemi marrë këtë iniciativë që ta funksionalizojm atë dhe së bashku me komunitetin kemi arrit ta bëjmë të gatshme për shërbim. Këtu do të jepen shërbime infermierie çdo ditë në javë kurse mjeku do të jetë për kontrolle dy herë në javë”, tha Aliu. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.