Ermelinda Lajcaj këngëtarja shkodrane që kurrë nuk e harroj vendlindjen
Ermelinda Lajcaj është një këngëtare e njohur e lindur në Shkodër dhe e arsimuar e edukuar në Gjermani. Ajo për shumë vite jeton dhe vepron atje, por mallin për vendlindjen e saj dhe të afërmit nuk e fsheh kurrë. Edhe tani përmes këngës i këndon mërgimit dhe mërgimtarëve dhe mundohet të jetë e afërt dhe e dashur me publikun dhe adhuruesit e shumtë që i ka.
Kënga “Merre malësoren” e shkodranes Ermelinda Lajcaj ka bërë një jehonë të madhe tek adhuruesit, dëgjuesit në muzikën shqiptare. Ajo tashmë është bërë e njohur për muzikën e saj origjinale dhe për interpretimet e saja që vijnë nga origjinalja e që i dedikohen jetës së mërgimtarëve, raporton rajonipress.
Ermelinda Lajçaj siç e ka përshkruar edhe vet në biografinë e saj është një këngëtare, modeste sepse mbi të gjitha ajo e donë familjen, këngën, popullin dhe vendlindjen e saj. Zemërgjerësia, drejtësia, bujaria, përkrahja dhe dashuria ndaj njerëzve e pasurojnë shpirtin e saj.
Është e lindur në Malësi të Madhe (mbi Shkodër), ku kaloj një pjesë të shkurtë të fëmijërisë. Siç thotë Ermelinda për pjesën më të madhe të familjeve shqiptare në Malësi, as për ne nuk pat mëshirë vala e mërgimit. “Kjo valë na ne na zbarkoj në Gjermani. Malli dhe dashuria për vendlindje dhe vlerat e saj, çdo ditë e më tepër u rrënjosën e më përcollën si ëndërr frymëzimi si dhe më fuqizuan në të gjithë hapat e jetës. Vetëm mërgimtari është në gjendje t`i kuptoj këto brigje dhe shtigje të kësaj sfide” rrëfehet Ermelinda.
Por Ermelinda pavarësisht këtij rrugëtimi e shtegtimi të saj, ajo për asnjë çast e moment nuk e harrojë vendlindjen, e as doket e zakonet e këtij vendi të bukur.
E kujton me nostalgji traditën që ua nguliti prindi- babai që përmes tingujve të çiftelisë arriti të depërtojë në zemrat e fëmijëve kjo traditë e pasur shqiptare.
“Përmes tingujve të këtij instrumenti muzikor fillova hapat e parw të këngës dhe melosit ton. Për mua kjo ishte diçka e madhe, diçka që dita ditës mu thellua në shpirt dhe u bë pjesë e jetës sime. Shpesh më kujtoheshin netët kur u mbledhshin për rreth Sofrës, në festa me miqtë ku gjithnjë gjëmonte kënga. E kujtoj me nostalgji shumë të madhe at kohë”.
Ermelinda pos këngës pasion e ka pasur edhe tenisin ku për një kohë ka luajtur në Gjermani. Ka pasur rezultate kulminante dhe thotë se ka pasur fatin të notoj në ujërat e sportit modern.
Por dhuntia e zotit që i hapi rrugën Ermelindës është pikërisht muzika.”Fillimisht kam realizuar një baladë me titull ” Si për herë” kushtuar mërgimit. Qëllimi i realizimit të kësaj kënge ishte, që të rikujtoj të gjithë mërgimtarët që kurrë nuk e harruan vendlindjen”.
Ermelinda thotë se femrat shqiptare janë femrat më të çmuara në botë dhe e lut zotin që ato të jenë më të pranishme në të gjitha sferat, të punojnë, të këndojnë e të jenë pjesëmarrëse në të gjitha koncertet kombëtare e ndërkombëtare./rajonipress/


