ARKATANA

Kushtetutës t’i hiqen mekanizmat bllokues

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka deklaruar se ndërprerja e mekanizmave bllokues që ka Kushtetuta e Kosovës në raport me çështjet vitale të shtetit varet nga konsensusi i gjerë i dy shumicave parlamentare, shqiptare dhe asaj minoritare.

Ai ka thënë se pa pajtimin e minoriteteve është e pamundur të plotësohet apo të ndryshohet Kushtetuta aktuale.

Fundamenti

Baraliu ka thënë për ‘Epokën e re’ se Kosova është zënë peng nga vetvetja, institucionet e saj dhe ato ndërkombëtare. /Telegrafi/