Mobi Casa

Sinani: Epopeja e UÇK-së, ngjarje që kujton të kaluarën dhe të ardhmen tonë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Me ndezjen e zjarreve tek varrezat e dëshmorëve të komunës së Kamenicës, është përmbyllur shënimi i Epopesë e UÇK-së në qytetin e Kamenicës.

Të pranishëm në këtë manifestim, ishin qindra qytetarë të komunës. Para tyre, një fjalim mbajti kryetari i komunës, zoti Begzad Sinani, i cili kujtoi sakrificën e familjes Jashari dhe të të gjithë dëshmorëve dhe heronjve të Kosovës.

Mobi Casa

Begzad Sinani tha se falë gjakut të dëshmorëve ne sot gëzojmë lirinë, për të cilën u dha aq shumë. Ai tha se duhet të punohet shumë që amaneti i dëshmorëve të vihet në vend, që Kosova të jetë një vend ku të gjithë duan dhe dëshirojnë të jetojnë e të punojnë për të.

“Sot përkujtojmë sakrificën e një populli për liri dhe pavarësi. Nderojmë familjet e dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës. Përulemi para veprës së familjes Jashari. Lavdi sakrificës së popullit të Kosovës dhe veprës e gjakut të dëshmorëve”, tha veç tjerash kryetari Sinani duke shtuar se ngjarje si kjo, na kthejnë në të kaluarën tonë por njëherit, na ofrojnë frymëzim të vazhdueshëm për të ardhmen./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.