Eko Higjiena

Ironizon Shpresa Kurteshi: Pra, PDK-ja në Gjilan paska bërë mrekulli!!!

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Tërë atë çështje me interes jetik për qytetarët e Gjilanit, e paska rregulluar?! Vërtetë mrekulli e llojit të vet! Kurse, superioren e bën edhe kjo se, më shumë punë paskan bërë për një vit në opozitë, se sa për gjashtë vitet e tyre të qeverisjes që i patën dikur. Por, në fakt, ajo që shkruhet në deklaratat e tyre nuk përkon me të vërtetën, ngase gjërat janë më ndryshe prej asaj çfarë thuhet ka thënë në reagimin e saj Shpresa Kurteshi këshilltare e LDK-së.

Megjithatë, për hir të opinionit publik, u bëjmë me dije se furnizimi me barnat esenciale në Qendrat e Mjekësisë Familjare në komunën e Gjilanit, bëhet në mënyre të rregullt nga Ministria e Shëndetësisë, edhe pse jo krejtësisht e plotësuar, por gjendja e furnizimit ka shënuar përmirësim kohëve të fundit.

Gjithashtu, u themi se komuna e Gjilanit ka marrë masa që të sigurojë mjete shtesë për furnizim nga lloji i këtyre barnave, dhe nuk është ashtu siç thonë të tjerët përmes komunikatave të zbehta që lëshojnë.

Nuk e di, pse tentoni t’i përvetësoni aktivitetet tjera jopolitike të cilat japin kontributin e tyre me vullnetin që kanë, dhe brenda mundësive që posedojnë. Pra, siç është bërë e ditur dhe për opinionin publik, Këshilli i xhamisë së fshatit Malishevë, me iniciativë të disa qytetarëve të Malishevës, ka ndihmuar QMF-në e fshatit me një donacion barnash, në vlerë prej 470 eurove, dhe përmendja e këtij kontributi në këtë formë nga ana e juaj, aspak nuk ju bën nderë!

Me gjendjen e ujit të pijshëm znj. Selmani, ju, si anëtare e Komitetit të Shëndetësisë, fare mirë jeni njoftuar në mbledhjen që ka mbajtur ky komitet dhe po aty, është diskutuar e dhënë raporti i analizave të ujit të pijshëm nga Zyra për ujë, që ka rezultuar se nuk ka rrezik të konsumohet. Ndërsa aty ku ka ndotje, sigurisht që komuna është duke u angazhuar në atë drejtim, në mënyrë që ta përmirësoj gjendjen.

Uji Dea

Ndërkaq, “ata” që mërziten për transportin e nxënësve të cilët udhëtojnë larg prej shkollës 3-4 kilometra, do të ishte mire t’i lajnë borxhet që i kanë lënë duke bërë kontrata të ligjshme e të paligjshme, që për të realizuar premtime të fushatave, kanë krijuar borxhe që kapin shifra te majme. Këto vështirësi, i janë shkaktuar DKA-së duke i pamundësuar lidhjen e kontratave të reja, por megjithatë, Drejtoria e Arsimit dhe komuna janë duke u përpjekur që sa më shpejt t’i kryejnë këto obligime.

Pra, pritet stabilizimi i gjendjes financiare për të filluar më pas në mënyrë të rregullt me kontrata të reja. Në ndërkohë, komuna ka rregulluar te gjitha linjat, pra janë harmonizuar me oraret nëpër shkolla dhe thuajse mbi 95% janë në harmoni me trafikun urban, ndërsa për rastet sociale do formoj komision për verifikim dhe do t’ju nxjerr biletë mujore për te gjithë. E sa i përket aktiviteteve humanitare, gjithsecilin e përgëzojmë dhe e falënderojmë për vullnetarizëm, në çdo fushë, sepse s’ka dyshim se vullnetarizmi është një ndër aktivitetet më të ndershme njerëzore!
Konsiderojmë se, qytetarëve të komunës së Gjilanit, aspak nuk u interesojnë lojërat e fjalëve që bëhen mes përfaqësueseve politikë, në komunë. Atyre u interesojnë rezultatet, rezultate këto të cilat çdo ditë e më shumë po preken nga ana e tyre.

LDK-ja në Gjilan, besimin e qytetarit që e ka marrë për qeverisje, e them me gjithë kuptimin e fjalës se, po e përkthen në rezultate pozitive çdo ditë e më shumë. Ndërkaq, sa i përket qëndrimit të PDK-së rreth vetëdijesimit të komunës së Gjilanit, u falënderojmë që keni menduar edhe në këtë drejtim.

Por, “shqetësimi” juaj është krejtësisht i panevojshëm, sepse komuna është mjaft vigjilente dhe ka nën kontroll çdo gjë, duke qenë shumë e qasshme në problemet serioze e deri tek ato më të voglat. PDK-në, në Gjilan, e motivojmë që dhe më tej të angazhohet për çështje me interes të përgjithshëm, por jo në këtë mënyrë. Ne, me të vërtetë jemi të hapur dhe mirëpresim këshillat e sugjerimet nga të gjithë, por së paku, le të jenë të mirëfillta ka thënë në reagimin e saj Shpresa Kurteshi, këshilltare në KK Gjilan nga radhët e LDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.