United Hospital

“New York Times”: Kosovarët, dje luftuan për tokën e tyre, sot largohen

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gazeta prestigjioze amerikane, “New York Times”, në numrin e sotëm, i kushtuar një shkrim gjendjes në Kosovë, të krijuar nga emigrimi ilegal i shtetasve, për në vendet e BE-së dhe me gjerë.Shkrimi kësaj gazete nis me familjen Cakaj, e cila ka ndërtuar disa shtëpi përgjatë bulevardit “Tony Blair” në Prishtinë, por tani, kur kufiri me Serbinë është hapur, këta dëshirojnë të ikin për një të ardhme më të mirë.

“Djali im nuk kishte asnjë zgjidhje. Ai kishte vetëm një lopë, qumështin e të cilës e shiste në një treg në Prishtinë”, shprehet Xhevat Cakaj.

NYT thotë se gjendja ekonomike në vend është katastrofike.

Afrim Syla, një 48-vjeçar nga Prishtina, që bën ëmbëlsira për të jetuar, tha se i biri i është bashkuar eksodit: “Dikur kosovarët jepnin jetën për të qëndruar këtu. Tani kemi ardhur në një gjendje ku largohemi me vullnetin tonë”.

Fundamenti

Gazeta shkruan se askush nuk e di se çfarë e provokoi eksodin. Disa thonë situata politike në vend dhe statusi i Kosovës në botë.

“Zgjedhjet e qershorit të shkuar nuk u zgjidhën për muaj, derisa partia e ish- kryeministrit Hashim Thaçi, një hero në luftën kundër Serbisë, i akuzuar së fundmi nga kritikët si i etur për pushtet dhe i korruptuar, e hapi me forcë rrugën drejt koalicionit qeverisës. Ai është tani ministër i Jashtëm”, shkruan NYT, transmeton expresskosova.

Por thelbi i problemit është ekonomia dhe korrupsioni. Si rast i këtij të fundit, gazeta përmend rrugën që lidh Kosovën me Shqipërinë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.