FIDANISHTJA

Qeveria vendos të çojë në Kryesi të Kuvendit amendamentet kushtetuese

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur, sot ka marrë vendim që t’i dërgojë në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës dy amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale për Kosovën. Vendimi është marrë me shumicë votash.

Kreu i ekzekutivit, Isa Mustafa, ka thënë se Qeveria që drejton nuk e ka të lehtë të marrë vendime të tilla, megjithëse ka thënë se edhe deputetët duhet të jenë ata që duhet votuar për të kryer këtë obligim ndërkombëtar.

Mustafa është shprehur i bindur në pastërtinë e luftës së UÇK-së.

“UÇK-ja e ka mbrojtur pragun e shtëpisë dhe krijimi i Gjykatës Speciale nuk do të jetë hetim mbi UÇK por mbi disa individë”, ka thënë Mustafa, transmeton koha.net.

Hidromorava

Opozita ka kundërshtuar krijimin e Gjykatës Speciale, duke u deklaruar se do të votojë kundër saj.

Shumica në Kuvend nuk i ka të sigurta votat për votimin e kësaj Gjykate, meqë edhe disa deputetë nga radhët e partive në pushtet janë shprehur se do të votojnë kundër themelimit të saj, ndërsa edhe Lista Serbe, që përfaqësohet me nëntë deputetë, po bojkoton Kuvendin pas largimit nga kabineti qeveritar të liderit të kësaj partie, Aleksandër Jabllanoviq.

Presidentja ka nisur dje konsultat me partitë opozitare, ndërsa presioni ndërkombëtar është se nëse Kosova nuk e themelon vet Gjykatën Speciale, atë do ta bëjë Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.